Meta: Sot jam pranë nënës Ruke

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka kujtuar eksodin e shqiptarëve të Kosovës, në Ditën e Eksodit. Meta, me këtë rast, ka përmendur në veçanti edhe nënën e Haradinajve, e cila i dha shumë Kosovës.

“Sot kujtojmë jo vetëm Ditën e Eksodit biblik të Shqiptarëve të Kosovës, por edhe dëshmorët dhe heronjtë të cilët dhanë jetën për lirinë e saj”, ka shkruar Meta. “Kujtojmë në veçanti dëshmorët e betejës së Maznikut, Luan e Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe heroin e UÇK-së, Shkëlzen Haradinaj. Ndaj sot jam pranë Nënës Ruke, zemra e së cilës ka njohur dhimbje mbinjerëzore, pranë Ramushit dhe Dautit, pranë Luanit të ri të Haradinajve, familjes së dashur Haradinaj, pranë familjeve të Gllogjanit dhe të mbarë Kosovës, që e paguan me jetën e njerëzve më të shtrenjtë çmimin e lirisë dhe pavarësisë. I përjetshëm kujtimi i dëshmorëve dhe heronjve”, ka shtuar ai.