Ilir Meta

Meta: Shqiptarët, me fat që kanë një mik si Engel në Kongresin Amerikan

Presidenti i Shqipërisë Ilir Mea ka njoftuar përmes një statusi në rrjetin social mbi diskutimin që ka patur me senatorin e Kongresitg Amerikan Eliot Engel.

Meta shkruan se e ka falenderuar Engelin për angazhimin e tij për kombin shqiptar, çlirimin e Kosovës si dhe faktin se ai ka një memorje të fortë historike, në një kohë të tensionuar në Ballkan.

STATUSI:

Një takim i ngrohtë në Kongresin Amerikan me mikun e të gjithë shqiptarëve, Eliot Engel, Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme. E falënderova për rolin e tij të pazëvendesueshëm, jo vetëm në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, por veçanërisht për angazhimin e tij të pakursyer për çështjen shqiptare në momentet më të vështira historike për kombin, çlirimin e pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Me fat që kemi në Kongres një personalitet të tillë me memorie të fortë historike, por edhe vizion gjithmonë të kthjellët për të ardhmen e rajonit tonë.