President i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar për aktakuzën që Gjykata Speciale ka ngritur ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veselit.
Meta ka thënë se beson në luftën e pastër të UÇK-së, pasi edhe në të kaluarën ka pasur akuza të ngritura ndaj drejtuesve të UÇK—së, por pafajësia e tyre është konfirmuar.
“Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre”, ka thënë ndër tjerash Meta. /Ballkani.info/
Postimi i plotë







