Mendim tepër të gabuar e ka cilësuar presidenti i Shqipërisë Ilir Meta idenë e konfederatës Kosovë–Shqipëri.

Sipas tij, aktualisht s’është koha që të hidhen ide të tilla.

“Ky është një mendim tepër i gabuar sepse nuk jemi në momente për të hedhur ide interesante apo për të shpalosur parafytyrimet tona sepse ne nuk jemi poet apo piktorë por jeni politikanë. Qëndrimet e tona mund të dëmtojnë pavarësinë e Kosovës. Kushdo që ka mendime të tilla e dëmton pavarësinë e Kosovës. Objektivi ynë është konsolidimi i shtetit të Kosovës dhe e ardhmja e Kosovës në Bashkimin Evropian. Nëse ne themi që Kosova është shtet i sajuar që mund të bashkohet me Shqipërinë kjo do t’i largonte investuesit e huaj në atë shtet. Mund të jenë pa qëllim por pa dyshim që ide të tilla e dëmtojnë vendin”, ka deklaruar ai në Rubikon. /Ballkani.info/