Mësuesja ulet në prehrin e nxënësit ndërsa punon në kompjuter (VIDEO)

Një mësuese në Utah është filmuar duke qëndruar ulur në prehrin e një nxënësi në klasë.

Në videon e regjistruar nga një nxënës në Granger High School në West Valley City, shihet mësuesja në prehrin e nxënësit ndërsa përdor një kompjuter.

Një zëdhënës i shkollës tha se po hetohet për shkelje të rregullave të shkollës nga ana e mësueses.

Ndërsa nuk dihet arsyeja përse ishte ulur në prehrin e nxënësit.

Identiteti i saj nuk është zbuluar ende.