Mësuesja godet adoleshenten në mes të klasës, shkak bëhet telefoni

Një mësuese në Afrikën e Jugut ka goditur një nxënëse në mes të klasës pasi nisi një debat për përdorimin e celularit.

33-vjecarja u acarua shumë kur pa adoleshenten duke përdorur një celular në vend të fletores dhe ia tërhoqi nga dora.

16-vjecarja filloi t’i fliste me zë të lartë dhe shtyu karrigen duke e provokuar vazhdimisht mësuesen që ti kthente telefonin, derisa erdhi shuplaka.

Incidenti është filmuar nga studentet e tjera në gjimnazin “San Souci Girls” në Cape Town.

Mësuesi humbi kontrollin dhe goditi nxënësen e klasës së nëntë me një shuplakë që frikësoi të gjitha vajzat e tjera.

Policia ka konfirmuar se të dyja kanë paraqitur ankesa për njëra-tjetrën, por ende nuk është bërë asnjë arrestim.