Modelja dhe instruktorja e seksit nga Bjellorusia, Anastasia Vashukevich, e cila kishte thënë një vit më parë se kishte prova për përfshirjen e një biznesmeni e deputeti rus me fushatën e zgjedhjeve presidenciale të Trump në SHBA, duket se është tërhequr nga këto deklarata, duke mos lënë më asnjë mundësi për t’u marrë në pyetje në Amerikë.
Ajo u arrestua në Tajlandë bashkë me nëntë shtetas të tjerë rusë, dhe është mbajtur në burg deri tani për akuzën e prostitucionit, në kurset që ajo i quante “seanca stërvitore seksi”.
Teksa arrestohej, ajo publikoi një video në Instagram ku i lutet gazetarëve amerikanë që ta ndihmojnë. “Jam gati të ofroj prova për lidhjet e ligjvënësve rusë me Trump, Manafort e pjesën tjetër. Di shumë gjëra. Jam në pritje të ofertave tuaja”, tha ajo një vit më parë.
Ndërsa këtë herë, në një gjykatë të Moskës, i kërkoi falje biznesmenit rus dhe tha që nuk do të fliste më për këtë temë
















