Policia rajonale e Gjilanit ka bërë të ditur se dje, një mësues ka rrahur drejtorin e shkollës “Rexhep Mala” në Topanicë të Kamenicës.

Sipas policisë, dyshja kishte një mosmarrëveshje në korridor, e më pas në lokalin e punëtorëve teknik, që përfundoi me përleshje fizike.

“Me 12 mars 2019, rreth orës 11:23, ankuesi drejtor i shkollës fillore “Rexhep Mala” , në fshatin Topanicë, komuna Kamenicë raporton, policisë së Kosovës në Kamenicë se pas një mosmarrëveshje qe kishte në korridorin e shkollës, e me pas në lokalet e punëtorëve teknik është sulmuar fizikisht nga njëri prej mësuesve të kësaj shkolle, me ç‘rast ai ka pësuar lëndim të lehtë trupor sipas raportit mjekësor. Rasti procedohet në PTH”, ka njoftuar policia.