Messi kalon çdo nivel, thyen edhe rekordin e Peles

Leo Messi po vazhdon të thyej rekorde dhe të mbetet në histori.

Futbollisti argjentinas, ka thyer rekordin e Peles për golashënuesin më të mirë në Amerikën Latine.

Ky fakt e ka gëzuar edhe vetë Pelën i cili ka shkruar në ‘Twitter’, ku lavdëron Messi për paraqitjet e tij dhe thyerjen e këtij rekordi.

“Përshëndetje @leomessi, më fal nëse jam vonë. Sidoqoftë, nuk doja të humbisja rastin për t’ju përgëzuar për një rekord tjetër të thyer në fillim të këtij muaji. Talenti juaj me topin është i mahnitshëm! Shpresoj që të arrini edhe më shumë, përkrah miqve të mi Neymar dhe Mbappe” ,- shkroi Pele.