Messi i përgjigjet pyetjes së famshme: A mund të shkëlqejë ai në një natë të ftohtë me shi në Stoke?

Më në fund, Lionel Messi i është përgjigjur pyetjes së famshme në buzët e adhuruesve të futbollit anglez, a mund të shkëlqejë ai në një natë të ftohtë me shi në Stoke City?
Superylli i Barcelonës, i cili e ka kaluar tërë karrierën e tij në “Camp Nou”, ka qenë subjekt i një transferimi për një shumë tejet të lartë parash në Manchester United dhe Manchester City nga media të ndryshme, transmeton Gazeta Express.

Trajneri i Cityt Pep Guardiola e shfrytëzoi idenë për ta transferuar 31-vjeçarin kur e mori drejtimin e gjigantit anglez në vitin 2016.

Sikur Messi të zgjidhte për t’iu bashkuar kampionit në fuqi të Premierligës, ne përfundimisht do ta shihnim atë duke luajtur në stadiumin “Bet365”.

Gazetari spanjoll Guillem Balaque e pyeti legjendën e Barçës për mundësinë që ai të luajë në Premierligë dhe sesi ndihet ai për dëshirën e tifozëve që ta shohin nëse ai mund të jetë i suksesshëm në një natë të ftohtë me shi në Staffordshire.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë iu përgjigj duke i kujtuar ditët e tij duke luajtur futboll si fëmijë në vendlindjen e tij Rosario në Argjentinë.

“E pyeta Messin për atë që e thonë në Angli: ‘A mund të shkëlqesh në një natë të ftohtë me shi në Stoke’.

“Ai u përgjigj: ‘Ata është dashur t’i shihnin fushat në të cilat kam luajtur unë në Rosario”.