Messi i kundërpërgjigjet fjalëve të Griezmann

Lionel Messi lehtësoi shqetësimet për marrëdhëniet e tij me Antoine Griezmann, duke këmbëngulur se nuk ka asnjë problem midis skuadrës së Barcelonës, pavarësisht se francezi pretendoi se ata ende nuk ishin të lidhur mjaftueshëm.

Messi startoi për herë të parë në Ligën e Kampionëve mbrëmë kundër Interit, në fitoren 2-1 në ‘Camp Nou’.

Dy golat e Luis Suarez ishin të mjaftueshme për tre pikë pavarësisht golit të Lautaro Martinez në fillim=,

“Natyrisht që nuk kemi asnjë problem”, u tha Messi gazetarëve. “Ka një marrëdhënie të mirë nga të gjithë, ne jemi të bashkuar”.

“Ne ishim të vetëdijshëm se momenti nuk ishte më i miri, ne patëm nevojë për këtë fitore për të dalë në rrugën e duhur, kështu që tani e tutje mund të shkojmë në një nivel tjetër”, deklaroi argjentinasi.

loading…