Ylli argjentinas

Messi arrin në shifrën e 700 golave

Superylli Lionel Messi ka arritur në shifrën e 700 golave në karrierën profesionale. Arritjen e shifrës jubilare e ka bërë të ditur Barcelona, pasi Messi shënoi në ndeshjen ndaj Atletico Madridit.

Argjentinasi Messi ka realizuar 630 gola për Barcelonën, ndërsa 70 gola i ka për Argjentinën.

Ndaj Atletico Madridit, Messi shënoi nga penalltia në minutën e 50-të.