Hip hop ylli shqiptar, Azet ka paralajmëruar këngën e tij të re në gjuhën shqipe.

Reperi nga Podujeva i cili jeton dhe vepron në Gjermani para një muaji paralajmëroi projektin e ri në gjuhën shqipe.

Me postimin e fundit të publikuar në Instagram, Azet ka njoftuar të gjithë fansat se kënga publikohet të enjten.

“Praaa “skam koh” po vjen te enjten mbrema ne ora 23:59 ne kanalin KMN GANG”, shkruan ai.

Theksojmë se këngëtari nga Kosova që është rritur në Gjermani këtë vit mbajti turneun ballkanik me performanca në vende të ndryshme përfshirë, Kosovën, Shqipërinë e Maqedoninë.

https://www.instagram.com/p/BqaWiGdF3f6/?utm_source=ig_embed