Mësohet zëvendësuesi i Salihut, njoftohuni me disa prapaskena për largimin nga pozita e sekretarit

Eroll Salihu nuk do të jetë më sekretar i FFK-së, këtë lajm e ka bërë të ditur vetë FFK-ja pas një mbledhje të mbajtur nga KE.

Ndonëse është fjala për postin më të lartë në administratën e FFK-së, në njoftimin e lëshuar nga FFK, lajmi për dorëheqjen e Eroll Salihut, i cili ka mbajtur deri më tash postin e Sekretarit Gjeneral, eshte lënë krejtësisht në paragrafin e fundit.

“Ndërkaq, me kërkesën e veçantë të Sekretarit të përgjithshëm Eroll Salihu, KE e liroi nga detyra e Sekretarit të përgjithshëm dhe e emëroi si drejtor për çështje sportive – Këshilltar senior Ligjor. Z. Salihu e falënderoi KE dhe presidentin Ademi, duke potencuar se ka shërbyer për 15 vjet si Sekretar i përgjithshëm dhe tash dëshiron t’i kthehet çështjeve profesionale sportive dhe ligjore. Duhet të theksohet se z. Salihu është anëtar i Komitetit Ligjor të UEFA-s dhe kryetar i Këshillit të Arbitrazhit Sportive në KOK-ut ku do të vazhdojë edhe më tutje”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Dorëheqja e Eroll Salihut vjen pas një sërë mosmarrëveshjes dhe përplasjesh të tij me Agim Ademin për të cilat kanë raportuar mediat. Bile, në një raportim të mëhershëm të mediave thuhej se Agim Ademi dhe Komiteti Ekzekutiv kishin filluar procedurën për shkarkimin e Eroll Salihut. Kjo gjë ishte konfirmuar edhe nga vetë z.Salihu në një deklarim të tij,

Hallakama në mes dy palëve nisi me datë 14 qershor 2021 kur mediumi “Zëri” raportoj se Ademi së bashku me KE, do ta shkarkojë nga detyra Eroll Salihun.

Gjithashtu, një incident ishte raportuar me 27 shkurt të vitit 2021, nga “Metro” sipas të cilit Ademi dhe Salihu, kanë pasur një konflikt fizik në mes veti. Në këtë lajm ishte raportuar se Salihu dhe Ademi janë përplasur ku ky i pari i kishte e akuzuar me akuza të rënda, e me pas Ademi e kishte grushtuar Salihun dhe tani ishte dashur që ndërhyrja e stafit të FFK-së t’i qetësoj gjakrat. Kjo ishte mohuar nga FFK me një komunikatë zyrtare të Salihut dhe Ademit, ku thuhej se në kohën kur ishte raportuar se ka pasur incident, njëri ka qenë me me vizitë pune në Gjermani e tjetri në pushime.

FFK nuk ka njoftuar se kush do të zëvendësojë Eroll Salihun. Burime jozyrtare të Gazetës Sheshi njoftojnë për një emërim potencial të Besim Hasanit i cili mbante postin e Presidentit të KOK-ut deri këtë vit.