Mësohet ora dhe vendi i takimit VV – LDK me ambasadorët e Quint-it

 Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të takohen gjatë ditë së sotme me ambasadorët e Quint-it dhe Shefen e Misionit të BE-së.

Burime të Reporteri.net brenda dy partive thonë se takimi pritet të zhvillohet sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 17:00.

Zyrtarë të LDK-së kanë thë se ndërkombëtarët janë ftuar vetëm për t’u informuar për rrjedhën e bisedimeve që po zhvillojnë partitë,

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se ndërkombëtarët do të jenë aty për t’u informuar.

“Takimi do të jetë informativ, ashtu ka qenë ideja”, ka deklaruar Osmani mbrëmë për Express.

Kurse nënkryetari tjetër i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se përfaqësuesit e QUINT-it takimit mund t’i japin atmosferë pozitive.

“Mund t’i jep atmosferë pozitive (takimit) dhe shpirt politik, përndryshe vullneti i LDK-së dhe VV-së është për marrëveshje të përbashkët”, ka deklaruar mbrëmë Haziri në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

Kujtojmë se mbrëmë Kurti e Mustafa, pas një kohe të gjatë iu rikthyen dialogut, ku për dy orë u takuan në Kuvend, por sërish pa sukses.