Mësohet koha e rikthimit në fushë e Arbër Zenelit

Ishte data 7 qershor kur Kosova po luante në Podgoricë ndaj Malit të Zi ndeshjen kualifikuese për EURO 2020.

Në këtë takim, ylli i Kosovës, Arbër Zeneli pësoi një lëndim në fundin e pjesës së parë.

Që nga ajo kohë, Zeneli nuk ka mundur të zbresë në fushën e gjelbër më.

Tashmë, pas rikuperimit, anësori i Reims pritet të rikthehet në stërvitje.

Në një prononcim për Gazeta Olle, babai i Arbërit, Avniu zbuloi datën e saktë se kur do të fillon me stërvitje djali i tij.

“Arbëri fillon stërvitjet me 1 janar së bashku me ekipin e tij”, tha ai.

Tutje, Avniu tha se pavarësisht lëndimit, futbollistët duhet të pajtohen me këtë fakt dhe se nuk duhet të dëshpërohen.

“Ai që luan futboll duhet të këtë ndërmend edhe lëndimin, kjo i ndodhi edhe djalit tim, por duhet pajtuar me këtë fakt”, tha tutje Avniu.

Për fund, Avni Zeneli tha se ka shpresa të mëdha që Kosova në muajin mars do të siguroi kualifikimin në Euro2020.

Kujtojmë, me 26 mars Kosova luan në udhëtim te Maqedonia Veriore dhe në rast fitore, do të ketë mundësinë të luajë në finale të Ligës së Kombeve ndaj Gjeorgjisë apo Bellorusisë, që siguron një vend në evropianin e ardhshëm.