Plagosje

Mësohet identiteti, ky është i dyshuari për plagosjen e tre personave në Pejë

Një incident që ndodhi sonte në Pejë, dyshohet se ka eskaluar në përdorimin e armës dhe për pasojë ka persona të plagosur. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe tashmë pritet të dalë edhe Prokurori i Shtetit.

Ndërkohë sipas raportimit të Sinjalit viktimat janë një burrë me dy djemtë e tij. Sipas raportimeve i dyshuari është Ardian Maznikolli, i cili njihet me nofkën ‘Rusi’.

Përpos në Pejë sot në mbrëmje u plagosën edhe dy persona në Prizren