Mësohet identiteti i policit që u gjet i vrarë në Prizren, policia jep detaje

“Të shtëna me armë zjarri” dalin detaje për vdekjen e policit dhe vajzës në Prizren

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe vajza e tij 10-vjeçare janë gjetur pa shënja jete sonte rreth orës 19:00 në Prizren.

Salih Mazreku, pjesëtar i Policisë Kufitare, dyshohet se aksidentalisht ka vrarë të bijën e tij, L.M., 10 vjeçe, e më pas e ka qëlluar edhe veten.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Njoftimi i Policisë:

Me 15.12.2020, pak pas orës 19:00, Policia ka pranuar një informacion se në rrugën “Durmish Asllani” në Prizren, janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Njësitet kompetente policore, menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe bazuar në informacionet e para, në një shtëpi banimi janë gjetur dy trupa të pa jetë, një M/Kosovar zyrtar policor dhe një F/Kosovare, vdekjen e të cilëve e kanë konfirmuar mjekët kompetent. Në vendin e ngjarjes janë dalur të gjitha njësitet policore përfshirë forenzikën, ekipet mjekësore dhe prokurorin, të cilët janë duke ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe duke kryer hetime intensive, lidhur me rastin. Me respekt,