Mësohet gjinia e foshnjës që po e pret reperja kosovare

Se është shtatzënë, e kemi kuptuar ditë më parë.

Por, tashmë, reperja kosovare Gjira Kajtazi, ka zbuluar edhe gjininë e foshnjës që po e pret.

Ajo ka hedhur një fotografi në Instagram, përmes së cilës njoftoi se po e pret një djalë.

Në foto, shihen dy fotografi nga ultrazëri, imazhe të cilat rep-artistja ka pasur dëshirë që t’i ndajë me ndjekësit e shumtë.

Pranë fotos Gjira ka treguar se do ta mbajë një ditar për djalin e saj dhe se tash kur është shtatzënë ka filluar ta dojë akoma më shumë trupin e saj.