Mësohet e vërteta, Qeveria i përktheu vendimet, ja të gjitha gafat në dokumente

Ditë me parë, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari kishte publikuar një vendim skandaloz, ku figurojnë edhe porte e marina, përkundër se diçka e tillë nuk ekziston në Kosovë, e diçka e tillë po vazhdon të ndodhë edhe me tej, ku se fundi Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar vendimin rreth kufizimit të lirisë së lëvizjes së qytetarëve. Por aty vërehen edhe lapsuze, ose masa të kopjuara të marrë nga diku tjetër, dhe përkthyer ‘copy paste’.

Ministrja në etyrë, Rozeta Hajdari kishte çuditur me vendimin e fundit, për mbarëvajtjen e veprimtarive ekonomike gjatë emergjencës së shëndetit publik.

Ajo në vendimin e publikuar ka shkruar mes tjerash se ndalohen edhe ndërtimi i porteve, i porteve të rekreacionit e marinave.

Ministrja si duket ia ka huqur me ketë vendim, ose e ka marrë të gatshëm nga një shtet tjetër, duke pas parasysh që ne nuk jemi vend bregdetar.

Në vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Urdhëresës thuhet se ndalohet ‘ndërtimi i projekteve të ujit’ e klasifikuar me kodin 42.91.

Lapsuset e Qeverisë në dorëheqje kanë vazhduar edhe me tej. Ministria Shëndetësisë ka publikuar vendimin rreth kufizimit të lirisë së lëvizjes së qytetarëve. Por aty vërehen se këto veprimtari janë marrë të gatshme nga vende të tjera.

Janë dy kategori të paktën ku vërehet kjo huqje. Njëra kategori e qytetarëve që kanë të liri lëvizje pa kufizime, është ajo që rrisin gamile dhe deve. Në fakt veprimtari e tillë nuk ushtrohet fare në Kosovë, shkaku se vendi ynë nuk ka klimë që i përshtatet rritjes së tyre.

Kategoria tjetër, është ajo e pemëve tropikale, e cila gjithashtu është e përfshirë në këtë vendim, ku thuhet se ata që kutivojnë këto pemë nuk kanë kufizim të lëvizjes. Në vendin tonë kultivohen shumë pemë, por jo edhe ato tropikale, për vetë faktin se Kosova nuk është vend tropikal.

Në këto njoftime ka edhe vendime të tjera kontradiktore, ku thuhet se nuk lejohet ndërtimtaria, ndërsa lejohet prodhimi i betonit