Mësohet data e publikimit të duetit mes Gashit dhe Ledri Vulës
Gashi është artist shqiptar që po gëzon karrierë jashtë kufijve shqiptarë.
Gashi përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar datën e publikimit të projektit të ri, të cilin e sjell në duet me reperin Ledri Vula, shkruan lajmi.net.
Kënga mban titullin “That’s Mine”, kurse data e publikimit të saj është 20 dhjetori.
“Për krejt shqipet e mia, “That’s Mine” e bëra për ju, komentoni ?? nëse jeni gati”, ka shkruar mbi videon paralajmëruese.
Gashi gjatë verës ishte i pranishëm në një koncert gjatë festivalit “Sunny Hill”, ku u prit shumë mirë nga publiku.
https://www.instagram.com/p/Bq7snuOFXki/?utm_source=ig_web_button_share_sheet