Mësohen arsyet pse shteti i Sllovenisë nuk po lejon kosovarët të kalojnë nëpër territorin e tyre

Shteti Slloven, para pakë ditësh kishte kthyer prapa një autobus me udhëtarë nga Kosova, të cilët ishin nisur për në Zvicër. Rreth 35 qytetarë nga Kosova nuk janë lejuar të hynë në Slloveni, e problem po del të jetë të personat me viza turistike dhe me shumë hyrje(multi).

Për këtë problem që po hasin udhëtarët nga Kosova, për Gazetën Metro kanë folur nga agjitacioni turistik ‘Sharr Travel’, të cilët kanë bërë të ditur se shteti i Sllovenisë nuk po lejon hyrjet për personat që kanë viza turistike dhe me shumë hyrje(multi)

“Me viza turistike dhe multi nuk po i lejojn me kalu udhetaret. Shteti Sllovenise po i ndalon”, ka thënë Sharr Travell.

Ndërsa ditë më parë është raportuar se shteti i Sllovenisë ka kthyer mbrapa një autobus me udhëtarë nga Kosova.

Sllovenia ka lejuar të udhëtojnë nëpër territorin e saj vetëm ata udhëtarë të cilët kishin leje qëndrimi në Europë.

Ndërsa, Ambasada e Kosovës në Slloveni të premten ka njoftuar se Qeveria e Republikës së Sllovenisë ka miratuar ndryshimin e Dekretit për vendosjen dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Qeveria Sllovene, ka shtuar Kosovën së bashku me disa vende të tjera të rajonit, në listën e vendeve me një situatë epidemiologjike të përkeqësuar, që do të thotë se të gjithë ata që vijnë nga Kosova nuk mund të hyjnë në Slloveni pa iu nënshtruar një karantine 14 ditore.

“Tashmë është vendosur një rregull i ri për hyrjen në Slloveni, sipas të cilit, vetëm personat që paraqesin një certifikatë me rezultat negativ të COVID-19, jo më të vjetër se tre ditë, i kryer në një shtet anëtarë të BE-së, do të lejohen të hyjnë në Slloveni pa kufizime”, thuhej në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Slloveni.