“Mësiti i sotëm”, si po e gjejnë njerëzit fatin përmes studiove televizive

Dramë, tension, romancë, emocion e shumëçka tjetër. Këto tipare i përcjellin emisionet e tipit reality-show në vend, rajon dhe botë.

Kështu, vëmendje të madhe marrin këto formate tash e sa vjet edhe në shoqërinë tonë, e cila i ka përqafur lehtë.

Nisi me “Big Brother Albania” para 13 vjetësh me një vëmendje të jashtëzakonshme dhe maksimale, madje audienca sikur mërzitej kur kishte pauzë prej një edicioni në tjetrin.

Paralel me jo produktivitetin në jetën e përditshme, psikologu Yll Avidjaj tregon disa nga faktorët të cilët ndikojnë që publiku të ketë një interesim kaq të madh, e ndonjëherë të pashpjegueshëm.