Ish-presidenti i Kroacisë

Mesiq viziton veriun nën masa të rrepta të sigurisë

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, ka vizituar paraditen e sotme veriun e Mitrovicës. Vizita e tij është bërë nën masa të rrepta të sigurisë.

Eskorta e tij për një çast ka ndaluar në qendër duke thënë për KosovaPress se kishte ardhur për vizitë dhe se Jugu e Veriu janë një dhe po ndjehet shumë mirë.

I pyetur nëse po ndihej i sigurtë për shkak të prezencës së shtuar të forcave policore, Mesiq tha se “edhe sikur të isha vetëm do të ndjehesha njëjtë shumë i sigurtë”.