Testim

Mësimdhënësit nuk i frikësohen testimit nga MASHTI

Të gjithë mësimdhënësit të cilët dëshirojnë të avancohen në punën e tyre do i nënshtrohen një testimi me shkrim.

E sipas ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, kjo më së largu do të fillojë nga muaji qershor.

Këtyre testeve për avancim, nuk po u frikësohen mësimdhënësit.

Mirëpo sipas arsimtares së matematikës në shkollën “Asim Vokshi” në Prishtinë, Hyra Sogojeva, mësimdhënësit vazhdimisht kanë qenë të testuar për njohuritë e tyre.

“Unë nuk mendoj që mësimdhënësit i frikësohen vlerësimit të vetë, por mësimdhënësit janë të vlerësuar mjaftueshëm, prej shkollimit të mesme kur janë vlerësuar, gjatë studimeve, janë testuar që të pranohen në punë, kemi kryer trajnime të vazhdueshme, ku unë me përvojën time 30 vjeçare, kam trajnime te mjaftueshme të cilat besoj janë një testim për mësimdhënësit, mirëpo prapë unë s’i iku testimit”, thotë mësimdhënësja Hyra Sogojeva.

Megjithatë, Sogojeva, ka dyshime te personat që do të vlerësojnë mësimdhënësit.

“Vlerësimi nëse bëhet në atë mënyrën reale me ekspertet e merituar, sepse na tash po shohim se pranohen njerëzit me nepotizëm, njerëzit që janë partiak, edhe vlerësimi nga ana tyre me ma bë mu një mësimdhënëse me përvojë 32vjeçare nuk po më duket i drejtë,  sepse unë nuk jemi kundër testimi”, tha ajo.

Madje ajo duke qenë edhe koordinatore e udhëheqjes në testin PISA, thotë se rezultatet e dobëta të këtij testi janë si shkak i sistemit arsimor në vend.

Për këtë ajo kërkon reforma në arsim.

“Unë nuk e besoj që rezultatet e dobëta të arsimit janë si rezultat i mostestimit të mësimdhënësve, duhet të bëhen shumë ndryshime në arsim. Unë kam qenë edhe koordinatore e udhëheqjes në testin PISA,  unë nuk mendoj që nxënësit tonë kanë rënë në atë nivel të ulët për mospunën e mësimdhënësit, ngase i kam pa pyetjet, ajo është mospërgatitje e sistemit arsimor për teste ndërkombëtare”.

Eksperti i arsimit, Rinor Qehaja tregon rëndësinë e këtij testimi të cilin do ta bëjë Ministria e Arsimit.

Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit vazhdimisht kanë paraqitur qëndrimi e tyre se janë kundër testimit të mësimdhënësve.

VIDEO BONUS: Kosova po vazhdon të armatoset, në radhë janë anti-tankët e fuqishëm, Javelinët amerikanë