Meshkujt infertil më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme

Meshkujt të cilët janë të prekur nga një lloj i infertilitetit kanë rrezikshmërinë më të lartë për vdekje të parakohshme, është bërë e ditur në një studim të realizuar së fundmi.

Ata që nuk kanë spermë në lëngjet trupore – rreth 15% të rasteve të infertilitetit tek meshkujt – kanë një mesatare të moshës së vdekjes prej 48 vjetësh, kjo sipas të dhënave të më shumë se 50,000 personave në Danimarkë.

Disa vite më parë ishte menduar se problemet e fertilitetit tek meshkujt janë vetëm një, derisa studimet e fundit kanë treguar se ka më shumë kategori.

Sipas hulumtueses Clara Helena Glazer kategoria e njohur si “azoospermia” vjen me rreziqe të larta vdekjeprurëse, për dallim nga kategoritë e tjera.

Sipas Glazer një gjë e tillë mund të lidhet me faktorët gjenetik.