Mesazhi prekës i deputetës së PDK për burrin e saj, doktor

Besa Ismaili është deputete e kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së.

Në këto ditë kur pandemia korona ka pushtuar botën, theksu bie tek heronjtë e ditëve moderne, mjekët, infermierët e policët, shkruan Ballkani.info

E një prej këtyre heronjëve është edhe burri i deputetës Ismaili, të cilit kjo e fundit i dha kurajo përmes një letre që e publikoi edhe në Facebook./Ballkani.info/

Postimi i plot i deputetës Ismaili:

Kah me ia nisë njeriu të shprehë falënderime për stafin shëndetësor për kujdesin dhe shërbimet që po ofrojnë gjatë këtij udhëtimi shqetësues që po bëjmë të gjithë për t’ia mbanë? Të gjithë jemi të impresionuar me durimin, përkushtimin dhe sakrificën që po bëjnë!

Mbrëmë pati edhe duartrokitje nga ambientet tona për gjithë stafin mjekësor në krye të detyrës këto ditë. Ky personel i cili rrezikon shëndetin dhe jetën e vet dhe shëndetin e familjes, duke rrezikuar bartjen e këtyre infeksioneve në shtëpitë e tyre për të ruajtur shëndetin dhe jetën e gjithë të tjerëve meriton trajtim të dinjitetshëm dhe vlerësime të përzemërta tërëjetësore.

Ne që kemi një mjek në familje, ne jemi mësuar të jetojmë sipas nevojave të pacientëve.Të lumtur jemi! Orari zyrtar i punës së bashkëshortit tim reflekton vetëm në dokumentin e kontratës së punës së tij.
24-orëshi i tij është i përshtatur nevojave të pacientëve të tij edhe pasi të jetë larguar nga ata, rrjedhimisht të përshtatura sipas pacientëve i kemi edhe ne oraret tona ditore, javore. Ne për shembull jemi vëzhguesë të bisedave të shumta që janë udhëzuese, ngushëlluese, shpresëdhënëse dhe triumfuese. Dhe këtu ndodhë shpagimi më i madh i tërë mundit, i cili ndjehet jo vetëm tek doktori por te fëmijët, tek unë, tek gjithë të pranishmit.
‘Shpëtoi’, ‘kaloi me sukses’, ‘mrekulli më vete’ ‘Deshti i Madhi Zot e lehtësoi punë, gjithçka shkoi më mirë se që menduam’ etj. janë llafet që ne në familje kur i dëgjojmë (dhe ato ndodhin shumë shpesh) na kënaqin zemrat, na mbushin edhe me lot gëzimi dhe kemi një lloj lehtësimi dhe dielli që lind në shtëpi!

Edhe këtë sprovë globale që ka kapluar edhe Kosovën, nuk dyshoj se do ta kalojmë me sukses! Dhe do të festojmë shërimin e të infektuarve dhe zhdukjen e coronavirusit bashkërisht që të gjithë! Aq më shumë që ka një vetëdijesim për masa mbrojtëse sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shendetësisë, përkushtim për ta ruajtur veten dhe tjetrin dhe disponim të mirë dhe pa panik që po mbretëron.

Rida e vogël, që lanë duartë shpesh, rri në distancë edhe me ne, me padurim pret të kthehet babi nga puna, e vetëdijësuar tashmë se nuk mund të vrapojë dhe ti hidhet në përqafim menjëherë, si dikur….