Mesazhi lamtumirës që gruaja ia dedikoi Arian Dacit

“… ishin plot 20 vite, u rritem bashkë…”

Një javë pas vdekjes së zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit, i cili vdiq nga rënia e një orteku në Brezovicë, bashkëshortja e tij, Merita ka publikuar një shkrim emocionues për të.

Merita përmes një fotografie të publikuar, në të cilën shihet Ariani i buzëqeshur ka kujtuar kohët e kaluara me të dhe gjithashtu ia ka dhënë lamtumirën atij.

“ARI IM Kurrë se kisha mendu që mundem me shkru këtë shkrim për ty.

Në këto ditë të vështira më kujtohen gjitha momentet që kaluam së bashku, ishin plot 20 vite, u rritem bashkë, mësuam gjithcka bashkë, e jetuam cdo dite sikur të ishte e fundit. Nuk e dita që në këtë jetë Zoti më kishte dërguar një Engjull për të më bërë të lumtur e të përmbushur në çdo aspekt. Por në të gjitha keto vite pjesë e rëndesishme e jetës sonë u bë bora e bardhësia e saj që e deshe aq shumë, ndoshta ishte shpirti yt i bardhë, që të tërheqi deri në përjetësi. Mua me le shumë kujtime te bukura dhe shembullin se si duhet te kujdesem per familjen, dhe misionin jo të lehtë për t’i rritur e edukuar Diarin e Deonin që aq shumë bëre për ta, me zemër të thyer do të mundohem që këtë mision ta përmbushi me forcën e vullnetin më të madh. Qenka e vërtete thënia se “Zoti i merr herët njerëzit më të mirë afër vetes” Deri të bashkohem me ty atje ku nuk ka ndarje, do të jesh çdo moment në zemrën time. Lamtumirë dashuria e jetës. Të dua ”, ka shkruar Merita në mbishkrimin e një imazhi të publikuar në rrjetin social, Instagram.
https://www.instagram.com/p/Btav9FcH86y/?utm_source=ig_embed