Polici

Mesazhi i një polici: Nuk të urrej pse më godite, thjesht jam në shërbimin tuaj

Pasi policët kosovarë u sulmuan me ngjyrë para disa ditësh në protesta, ka ardhur reagimi i një zyrtari.

Ai ka thënë se, ani pse sulmohet, ofendohet e shahet, do të jetë në shërbim.

Sipas mesazhit të publikuar në Facebook, polici thotë se edhe mund të gabojë por, siç thotë ai, kurrë nuk do ta bënte të padrejtën me qëllim dhe vetëdije.

Mesazhi i plotë i Policit të Kosovës:👇

Sot më fyeni, më shani dhe më goditni e më përdhosni.

Nesër, si dje edhe si sot, do jem në shërbim të juaj dhe do më kërkosh ndihmë nga unë e jo nga tjerët.

Unë mund të gaboj gjatë shërbimit tim, por kurrë nuk do ta bëjë të padrejtën më qëllim dhe vetëdije.

Nuk do të urrej pse më godite apo shave e ofendove thjeshtë jam në shërbim të juajin.

Ju faleminderit shumë!