Mesazhi i Don Xhonit për pornostaren e njohur shqiptare që po vallëzonte me këngën e tij

Don Xhoni i shkruan mesazh publik yllit pornografik.

Ylli pornografik shqiptar, Alby Rydes, së fundi ka publikuar një video, ku shihet duke vallëzuar nën ritmet e këngës së Don Xhonit.

Ajo po argëtohej me ‘freestyle’ të reperit që është bërë ‘hit’ dhe është shpërndarë kudo në rrjete sociale.

Videoja në fjalë e pornostares me origjinë shqiptare, Alby Rydes, nuk i iku pa e parë as Don Xhoni, i cili e shpërndau menjëherë atë, duke i lënë edhe një mesazh.

“Ndoshta ju sapo jeni bërë fansja ime, por unë dhe miqtë e mi keni qenë fansat tuaj përgjithmonë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, “Mafia” mbetet projekti i fundit muzikor nga Don Xhoni, me të cilin ka marrë mbi 6 milionë klikime në YouTube.