Kandidati për deputet me numër 2 nga radhët e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar mënyrën e ndarjes së mbështetjes financiare nga Qeveria, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe diskriminuese.
Në një deklaratë, Tahiri tha se është i lumtur që familjet në nevojë, pensionistët, lehonat dhe fëmijët përfitojnë mbështetje financiare, duke theksuar se shumë qytetarë po përballen me rritjen e çmimeve dhe vështirësi ekonomike.
Ai megjithatë akuzoi Qeverinë se shpërndarja e mjeteve po bëhet me motive elektorale, vetëm pak javë para zgjedhjeve.
“Nuk mund që një ditë me qenë afër qytetarëve, e katër vjet tjera mos mu marrë me këto kategori të cenueshme”, deklaroi Tahiri.
Sipas tij, ndihmat financiare nuk po shërbejnë për zbutjen e varfërisë, por për qëllime politike.
Tahiri kritikoi edhe dallimin në mbështetjen mes sektorit privat dhe atij publik, duke thënë se një punëtor i sektorit privat ka marrë vetëm 100 euro, ndërsa një zyrtar publik ka përfituar një pagë të plotë shtesë.
“Nuk ka logjikë që për punëtorin privat me ia jap 100 euro, e për zyrtarin publik me ia jap një rrogë të plotë”, u shpreh ai, duke e quajtur këtë qasje diskriminuese.
Deklarata e plotë:







