Mesazhi emocionues i tifozit kosovar që po shpërndahet në gjithë botën

Tifozë të shumtë kosovarë kanë udhëtuar për në Southampton ku Kosova u përball me Anglinë në ndeshjen për kualifikime në Euro 2020.

Një nga tifozët e Kosovës ka shkuar me një mesazh, që u vlerësua si shumë pozitiv në Angli.

Në shumë faqe në Twitter, është shpërndarë foto e një tifozi me pankartën ku shkruan, “Falë jush, ne sot luajmë kundër jush. Përgjithmonë mirënjohës për ju, Anglia jonë e dashur”.

Anglia e mposhti Kosovën me rezultat 5-3.

Dy golat e Kosovës i shënoi Valon Berisha, ndërsa të tretën e shënoi Vedat Muriqi nga penaltia.

loading…