Mesazhi emocionues i Herolind Shalës para ndeshjes, i bën thirrje tifozëve!

Herolind Shala është tejet i entuziazmuar para ndeshjes në “Fadil Vokrri” me Bullgarinë.

Kosova do të nisë rrugëtimin për “Euro 2020” sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Bullgarisë.

Për Bullgarinë do të jetë takimi i dytë në Grupin A, pas barazimit 1-1 me Malin e Zi, rezultat që i konvenon shumë “Dardanëve” që me një fitore të mundshme sonte, mund të shkojnë në dy pikë më shumë me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Para ndeshjes, lojtarët po japin mesazhe të ndryshme, pasi kanë nevojë për një atmosferë fantastike në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë për të përsëritur lojën e mirë që bën kundër Danimarkës.

Herolind Shala, i cili mbajti shiritin e kapitenit në miqësoren e së enjtes kundër Danimarkës, ua ka bërë të qartë tifozëve se Kombëtarja jonë sonte ka nevojë më shumë se kurrë për ta.

“Fillojmë kampanjën kualifikuese për Euro 2020. Ju mirëpresim në stadiumin Fadil Vokrri për të përjetuar një tjetër natë të madhe”, ka shkruar Shala në “Facebook”.