Mesazhet në Instagram dalin përtej aplikacionit mobil për në ueb

Rrjeti social popullor i fotografive ka një lajm të mirë për të fiksuarit pas chatit. Kompania është duke testuar së brendshmi një version ueb të Instagram Direct.

Me pak fjalë përdoruesit mund të komunikojnë nga një kompjuter desktop, laptop, Mac, shfletues Android ose iOS pa pasur nevojë për aplikacionin Instagram.

Një version në ueb do ta shndërronte Instagram Direct më shumë në një alternativë të SMS sesa thjeshtë funksion për të diskutuar rreth fotove dhe videove shpërndarë në rrjetin social.

Mesazhet janë një prej motorëve kryesorë të angazhimit në platformë. Dy aplikacionet e tjera të Facebook si Messenger dhe WhatsApp ofrojnë një verson në ueb.

Hapja e Instagram Direct me një version në ueb do të ishte në një linjë me strategjinë e Facebook për të unifikuar shërbimet e komunikimit.

Eksperienca e Instagram në ueb ka ngelur pas asaj në platformat mobile. Ende nuk mund të publikoni histori nga desktop siç mund të bëni me Facebook Stories.

Pasi kloni historitë e Snapchat, aplikacioni në pronësi të Facebook shpejt kaloi popullaritetin e Snapchat.

Këtij të fundit i ngeli vetëm se të fokusohej tek segmenti premium i videove. Por Instagram nuk e la të qetë Snap duke ndërtuar IGTV për të konkurruar me Snapchat Discover. /Ballkani.info