Tenori shqiptar, Ramë Lahaj, është kthyer në vendlindje për të festuar dhe për të qëndruar pranë familjes në festën e Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka bërë  të ditur se është në Istog dhe se kjo është një traditë e tij për thuajse çdo festë.

Lahaj ka uruar Fitër Bajramin me një fotografi pranë së ëmës, e cila prej kohësh është e sëmurë.

 “Mes shumë vuajtjesh e sëmundjesh, por edhe sakrificave jetësore, plus një vit në izolim për shkak të Covid-19, nëna ime ia doli të festojë dhe këtë Bajram”.Reklamë

“E unë, si gjithmonë provoj me çdo kusht t’i qëndroj besnik takimit tonë tradicional të kafës së Bajramit. Miq, urime ju e më të dashtunve tuaj Bajramin. Veç gëzime paqi”, ka shkruar ai.