Mes Shqipes, Antonelës dhe Anës, zgjedhjen e Atdheut s’e priste askush!
Protagonisti i emisionit “Për’puthen”, Atdhe Xheravina, është një ndër emrat më të përfolur në mediet rozë.
Së fundi, ai ishte pjesë e emisionit “Prive” ku zbuloi shumë detaje të rëndësishme edhe nga jeta e tij private.
Mirëpo, i pyetur se do të zgjidhte Shqipen, Antonelën apo Anën, konkurrenti i befasoi të gjithë me përgjigjen.
Pavarësisht se ka shfaqur afrimitet të madh me Antonelën, ai zgjodhi Anën.
Rikujtojmë se mes dyshes po niste një romancë e bukur dhe madje puthja e tyre në emision bëri bujë në rrjet, por “përralla” u prish kur Ana u përjashtua nga emisioni.