Mes lotësh, i jepet lamtumira e fundit 9-vjeçarit nga Peja, Gent Nikqi

Iu është dhënë lamtumira e fundit nëntë vjeçarit Gent Nikqi i cili vdiq dje në Turqi.

Genti vuante nga një sëmundje e mëlçisë, ku ishin mbledhur të gjitha mjetet financiare për shërimin e tij.

Gent Nikqi është varrosur në fshatin e tij të lindjes, në Rugovë të Pejës.

Javë më parë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adnan Hyseni përmes një postimi në Facebook, kishte njoftuar se janë mbledhur të gjitha mjetet financiare për shërimin e Gent Nikçit nga Rugova e Pejës.

Por, sot Hyseni në një postim në rrjetin social Facebook ka njoftuar për varrimin e tij.

Postimi i plotë i tij:

E pata shum veshtir te flas sot kur edhe po ndahemi nga ti po ne shenj falenderimi ndaj Shqiptareve i thash pak fjal per ty engjull. LAMTUMIR GENT NIKQI ki me na mungu shum  fizikisht po ne zemrat tona do jesh perjetsisht.

FALEMINDEFIT secilit Shqiptare ne Kosove e diaspore qe na bashkoj i madhi ZOTI ne solidarizimin Human per te qene afer Gentit ne momentet jetike por qe ZOTI e deshi me shum e une besoj se shpirti i tij nga sot eshte ne qiell ne mes engjujve.