Familjarët e 26 vjeçarit që mbeti i vdekur si pasojë e një aksidentit në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë sot ia kanë falur gjakun familjes së të dyshuares që e shkaktoi aksidentin.
Familja e Shkumbin Hebibaj ia fali gjakun familjes Kllokoqi-Berisha në fshatin Baballoq të Komunës së Deçanit, raporton Ballkani.info.
Familjarët janë parë të emocionuar në momentin e faljes së gjakut.
Ballkani.info iu sjellë fotot edhe videot nga vendi i ngjarjes:



Shkumbin Hebibaj, ishte aksidentuar gjatë ditës së hënë afër Ministrisë së Arsimit deri sa ishte në vijat e bardha, kur vetura e tipi Polo goditi semaforin duke i shkaktuar plagë fatale të riut nga Deçani.
Kurse, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka kërkuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj shoferes Y.B, pasi dyshohet se më 26 shkurt 2024, rreth orës 12:40, në rrugën “Agim Ramadani”, ka shkaktuar aksidentin ku mbeti i vdekur këmbësori SH.H, 26 vjeçar./Ballkani.info/






