Mes emocioneve, Salih Mustafa thotë se është i stresuar

Po vazhdon edhe sot procesi gjyqësor ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Ai mori fjalën dhe iu drejtua kryetares së panelit të gjykatësve duke thënë se kohëve të fundit i është shkaktuar stres nga disa faktorë.

“Që në fillim po ju them se as dëshira ime dhe as qëllimi im nuk është që të mos ju respektoj juve dhe panelin e kësaj gjykate, por as zonjën avokate që është ulur atje përballë, sepse nuk është as në bindjen time e as në kulturën time. Por kohët e fundit më është shkaktuar një stres dhe ky stres po vjen si pasojë e disa faktorëve të ndryshëm dhe tani po u them se cili është problemi. Pas 12 muajve në paraburgim…”, ka thënë ai.

Transmetimi është ndërprerë për shkak të elementeve që mund të mos jenë për publikun.