Masë e madhe e qytetarëve ka qenë ajo sot në fshatin Tërllabuq kur i është dhënë lamtumira e fundit ish-luftëtarit të UÇK-së dhe zyrtarit polcor nga Vushtrria, Halim Aliu.
Kolegë nga Policia, familjarët dhe të afërm në numër të madh janë mbledhur në ceremoninë lamtumirëse të varrimit për Aliun i cili ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme.







