Mes 350 deleve e 150 pulave, jeta që nuk do ta ndërronte për asgjë

Krahas qetësisë shpirtërore që të ofrojnë gjelbërimi, shpezët, kafshët, dhe në përgjithësi jeta në fshat, duhet punë dhe përkushtim i madh.

Për Naser Hasaj nga fshati Gabricë e Epërme, komuna e Kaçanikut, dita fillon shumë herët duke u kujdesur për ushqimin e pulave, lopëve dhe deleve, raporton T7.

Gjallëria e fshatit është ajo e cila i jep jetë dhe vullnet për punët e përditshme.

Krahas pulave, Hasaj kalon një pjesë të konsiderueshme të ditës duke u marrë edhe me dele.