Merret vendimi për gjakovarin që iu gjet marihuanë e kokainë në shtëpi

Gjykata Themelore e Gjakovës e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dy vjet burgim dhe 1 mijë euro M.B, i cili akuzohet për veprën penale, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Sipas Gjykatës, I pandehuri M.B., akuzohet se “me datën 24 qershor 2021, gjatë bastisjes nga ana e policisë në shtëpinë e tij në katin e dytë të shtëpisë tek dhoma e tij, janë gjetur tetë (qese të mbushura me substancë të llojit Marihuanë, një (1) kavanoz i mbushur me substancë të llojit Marihuanë, një qese të mbushur me substancë narkotike të llojit Kokainë në peshë rreth 1.36 gram, dy peshore digjitale të cilat shërbejnë për matjen e narkotikut, ndërsa brenda në një aneks të shtëpisë (shupë) janë gjetur njëzet (20) qese të paketuara dhe të mbushura me substancë narkotike të llojit Marihuanë, e gjithë kjo sasi e substancës narkotike-kanabis (Marihuanë) në peshë prej 986,76 gramë”.

“Gjykata ka urdhëruar që ndaj të pandehurit M. B., të konfiskohen mjetet monetare në shumën prej  pesëqind e tridhjetë (530) € , si mjete te përfituar nëpërmjet kryerjes se veprës penale dhe të bëhet shkatërrimi i substancës narkotike.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar”, thuhet në komunikatë.