Merret vendimi për 17-vjeçarin që e sulmoi gruan rome në Ferizaj

Sulmi fizik ndaj gruas të komunitetit rom gjatë ditës së sotme në Ferizaj, ka ngjallur reagime të shumta, ndër ta edhe të liderëve shtetëror.

Majori i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Mehmetali Hajdini, ka thënë për Ballkani.info se për ngjarjen kanë identifikuar dhe arrestuar një person të moshës 17 vjeçare, i cili tashmë ndodhet në paraburgim.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe Prokuroria e Shtetit, ku kanë bërë kërkesë për caktimin e masës së ndalimit të personit të dyshuar për sulmin.

“Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se i është caktuar masa e paraburgimit personit të dyshuar për sulmin ndaj gruas rome në Ferizaj”, thuhet në njoftim, përcjell Ballkani.info

Kujtojmë se gruaja e përkatësisë rome ishte sulmuar fizikisht edhe para dy ditëve në Lipjan, ndërsa lidhur me rastin nuk janë identifikuar ende grupi i cili e kishte sulmuar. /Ballkani.info