Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është miratuar propozim vendimi për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit zgjerimi i rrugës nacionale N9, Kijevë – Zahaq, segmenti Dollc.
Këtë vendim e ka arsyetuar, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Qeveria e Kosovës më 18 prill të këtij viti ka miratuar vendim për shqyrtimin e kërkesës për shpronësim në interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotuesve të interesit të cilat prekin nga realizmi i projektit “Zgjerimi i rrugës nacionale N9, Kijevë-Zahaq, segmenti Dollc. Në zonën kadastrale Dollc, Zajm, Grabanicë, Drenoc.







