Merren masa ndaj infermieres që u kap në momente intime përderisa ishte në orar pune

Pas pubikimit të një video në Pa Censurè të cilin pretendohet se dy ditë më parë në Emergjencën e Spitalit të Qytetit në Kumanovë një infermiere është kapur në momente intime përderisa ishte në orar pune, sipas burimeve të sigurta nga spitali i Kumanovës mësohet se rasti është dërguar në komisionin disciplinor dhe pritet të shqiptohen masa.

Përmes video incizimit dëshmohet se një person i huaj i cili pretendohet të mos jetë pacient, i ulur në tavolinën e punës e shoqëron motrën medicinale derisa të njëjtën e presin pacientët.

Mësohet se “çifti” janë të fejuar.

Për këtë skandal në spitalin e Kumanovës është njoftuar edhe drejtoresha e spitalit.