Merrej me prostitucion, arrestohet burri nga Peja

Policia e Kosovës ka bërë kontrollimin e banesës së një personi për dyshimin për përfshirje në veprat penale: “detyrim në prostitucion”, “ofrimi lokaleve për prostitucion”, “marrje me prostitucion” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

“Gjatë kontrollit të banesës është gjetur një armë zjarri (pistoletë), kalibër 9×19 mm, dy karikatorë dhe 13 fishekë. Personi i arrestuar është A. B., i lindur me 1983 m/sh/k”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Ballkani.info

Si rezultat i hetimeve të suksesshme NJHTQNJ ka arritur të identifikojë edhe tri raste tjera ‘marrje me prostitucion’ të cilat do të procedohen në procedurë të rregullt në gjykatën kompetente në Pejë.

Me urdhër të prokurorit kompetent, personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Ballkani.info/