Merr vaksinën kundër koronavirusit 108-vjeçarja që e mundi edhe gripin spanjoll

108-vjeçarja Mary Keir, e cila e kishte përballuar virusin spanjoll të vitit 1916, ka marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Ajo është një nga 37 personat në Llandeilo, Wales, që ka marrë vaksinën e Pfizer-Biontech.

Ajo mori vaksinën në shtëpinë e kujdesit në Carmarthenshire.

“Jam vërtetë e lumtur që mora vaksinën”, u shpreh ajo për BBC.

Keir kishte vetëm 4 vjet kur shpërtheu pandemia e gripit spanjoll. Atëkohë u shpall epidemi dhe ishte grip pandemik jashtëzakonisht vdekjeprurës.