rryma

Merr fund makthi i reduktimeve, KEDS ka një lajm të mirë

KEDS/KESCO njofton se ka siguruar energjinë e nevojshme nga importi për të pasur furnizim të pandërprerë për gjithë vendin në ditët në vijim.

Por siç dihet, rrjeti i vjetër i shpërndarjes mund të shkaktojë ndërprerje të paplanifikuara, prandaj ne kemi marrë të gjitha masat parandaluese për të siguruar ndërhyrje të menjëhershme në këto raste duke shtuar edhe numrin e ekipeve për ndërhyrje në këto raste.

“Ne inkurajojmë konsumatorët tanë që të na kontaktojnë menjëherë në rastet e ndërprerjeve për shkak të prishjeve në rrjet. Edhe një herë, energjia e siguruar nga importi do të sigurojë 24/7 furnizim për gjithë vendin. Po ashtu, nëse ka ndërprerje teknike ne do të njoftojmë përmes rrjetit social Facebook duke informuar se ka pasur prishje teknike dhe se kemi dërguar ekipe për ta rregulluar atë”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.