Johnny Depp ka fituar gjyqin e gjatë e të mundimshëm, ku pati paditur ish bashkëshorten e tij Amber Heard për shpifje në artikullin që kjo e fundit e shkroi kohë më parë në The Washington Post.

Juria e gjykatës në Virxhinia ka vendosur në favor të Depp, derisa vendosën se deklaratat e Heard ishin të rreme, shpifëse dhe e thënë me keqdashje.

Seanca përfundimtare po ndiqet live nga 3.4 milion njerëz.

Derisa Depp ka fituar 15 milion euro nga Heard, kjo e fundit ka fituar një kundërpadi për komentet e avokatit të Depp në Daily Mail dhe është shpërblyer me 2 milionë dollarë.