Merr fund gjithçka, Bearti konfrimon ndarjen nga Tea

Bearti dhe Tea nuk janë më bashkë dhe ndarjen e tyre e ka konfirmuar edhe vetë Bearti pas shumë lajmeve që pushtuan mediat e rrjetet sociale ditët e fundit.

“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, shkruan Bearti.

Ish-konkurrenti ka hedhur edhe disa thumba përmes disa postimeve ku flet për njerëzit negativ.

“Ego, në formën negative ose të errët, do t’ju sjellë frikë, nerva dhe turp”, shkruhet në njërin nga postimet.

“Nuk mund ta fitosh kurrë një argument me një person negativ. Ata dëgjojnë vetëm çfarë u leverdis dhe dëgjojnë vetëm për t’u përgjigjur”, shkruhet në postimin tjetër.

Pak ditë më parëu bë e ditur se Tea dhe Bearti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre në ditëlindjen e Teas.

Ndarja ka ndodhur në Stamboll, atje ku planifikohej të kalonin një festë të paharrueshme.

Dëshmitarë okularë që kanë qenë në fluturimet e përbashkëta me Tean dhe Beartin në shkuarje dhe kthim kanë rrëfyer të gjithë ngjarjen për “Prive”.

“Të premten në fluturimin e mëngjesit të shoqëruar nga motrat e tyre, Tea dhe Bearti janë parë përdorë me njëri-tjetrin dhe dukeshin shumë të dashuruar. Në fluturimin e djeshëm të kthimit ata nuk e kanë folur asnjë fjalë, ndonëse biletat i kishin në ulëset ngjitur. Nga aeroplani, Tea dhe Bearti kanë dalë ndaras, Tea me motrën e saj dhe Bearti poashtu me motrën e tij”, ka deklaruar burimi.